Rama ‘zbulon’ kush ia nxori rakinë Metës: Ata që na tregojnë armët dhe sëpatat do të bëhen lepuj

Presidenti Ilir Meta, pas një retorike të ashpër, ku fliste edhe për dhunë, ndryshoi papritmas sot sjelljen e tij, duke zbutur tonet.

Nga Vlora, kryeministri Edi Rama ironizoi kreun e shtetit, ndërsa tha se i kishte kërkuar vazhdimisht të linte rakinë, sepse ndryshe do ia nxirrnin të tjerët.

“Sot Likja fliste për festë demokracie. I kishte harruar sfurqet, sëpatat, kërcënimet. Ishte bërë goxha i matur. I kam thënë, Like, lërë rakinë përpara sesa ta nxjerrin të tjerët. Like, dëgjoje vajzën, mos pi më, shko në shtëpi. Do të ndihmojë të gjësh rrugën e shtëpisë. Keni për të parë, të tërë ata trima që na tregojnë armët me leje, sfurqet, sëpatat, do të bëhen lepuj. Lepuj, siç i keni bërë ju kur keni vendosur të thoni fjalën tuaj.”, tha Rama në Vlorë./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT