“Relfekto dhe shko tek SPAK”/ Kërcënon Meta: Ku do shkosh ti Edi Rama kur populli dhe presidenti të…?

Presidenti Ilir Meta shkoi në Kavajë, pas plagosjes me armë zjarri të një të riu në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në këtë qytet, ku foli me tone të ashpra. Madje deklaratat e kreut të shtetit, ishin më të forta edhe se vetë të liderit të PD, Lulzim Basha.
Meta paralajmëroi kryeministrin Edi Rama, si dhe pati një mesazh për drejtorin e policisë së shtetit.
“Shpresojmë që policia të ketë ndërhyrë dhe t’i lërë motivet e dobëta. Ardi Veliu, lëri motivet e dobëta! Është serioze tani loja, nuk ka shaka dhe mos i lini ato që janë në kërkim që të lëvizin të lirë sepse do të ketë veprime spektakolare që nuk u ka vajtur mendja. Nuk preket më vota e asnjë shqiptari. Ka trima që duan ta prekin? Ta provojnë. Ka çuna problematikë? Po kur të bëhet i gjithë populli problematik, me Presidentin problematik, ku do të shkosh ti, Edi Rama? Prandaj, thellohu, reflekto, shko te SPAK-u dhe rrëfehu atje”.
Kujtojmë se një 27-vjeçar mbeti i plagosur plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.