Rihapet gara për hetues në BKH, apeli i ambasadës amerikane: Bashkohuni me këtë skuadër elitare kundër krimit dhe korrupsionit

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar mëngjesin e sotëm rihapjen e garës për pozicionin e hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në njoftim u bëhet thirrje të gjithë të interesuarve të bëhen pjesë e BKH-së dhe të bashkohen me këtë skuadër elitare në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

Postimi i plotë: Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI 

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT