Ristani analizon humbjen e PD: Shkaqet pse Basha duhet të ikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani ka analizuar disa prej shkaqeve që çuan në humbjen e zgjedhjeve të opozitës, e sigurisht duke bërë përgjegjës për këtë Luzim Bashën.

“PD do të jetë në opozitë në katër vitet e ardhshme, por nga këtu duhet nisur analizimi. Për mua gabimi i filluar te mos pjesëmarrja në veprimtaritë ligjore, që me ligjin për ndarjen territoriale, duke mos marrë pjesë PD i lejoi mundësi mazhorancës të kemi këtë ndarje territoriale që ka impakt. Defektet e mëdha është dalja nga Parlamenti. Pavarësisht se kam qenë pro e kam kuptuar shumë shpejt se bëmë gabim. Solli ligjin  e ri elektoral që favorizoi mazhorancën, për shkak të djegies së mandateve të deputetëve. Mangësitë që tregoi më pas PD se si i zhvilloi demokracinë e brendshme, ku mungoi vendimmarrje kolegjiale, e u fokusua fushata vetëm te Njëshi dhe jo te ekipi. Dhe për të ardhur e kandidaturat që u bënë deputet. Trajtimi i Parlamentit ku rritën politikanët, e jo partia politike si vendi ku rritën politikanët, sepse u paraqitën figura të pa konsoliduara, mungoi fryma e organizmi dhe humbja ishte e përsëritur. Të mbahen përgjegjësi për këtë humbje, sipas nivelit të kompetencave që individi ka pasur, por duke qenë se ka qenë e personalizuar, përgjegjësia bie te Lulzim Basha, e ka nevojë ti hapë rrugën për ringritjen e PD-së”, tha Ristani.

Ai gjithashtu komentoi se qëndrimet kundër tij se ato mbahen për interesa personale. “Është justifikim i njohur se ka interes personal. Është psikologji komuniste dhe më vjen keq që vjen nga njerëz që janë në moshë të re. E patjetër që është ka interes personal këtu nuk kemi të bëjmë me krishtin që flijon veten për hir të njerëzimit. Unë s’kam interes të kandidoj për kryetar PD por kam interes për të qenë në politikë dhe të bëj karrierë. Kur forca politike drejtohet pa një strategji të mirë e ti shkon nga humbja në humbje, kjo është demokracia pastaj, humbe lë postin dhe të zgjidhet tjetri”, theksoi Ristani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT