Rritet kurba e infeksioneve/ Si paraqitet situata në spitale dhe qarqet me më shumë raste aktive me covid

TIRANË – 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 360 raste të reja.

Të shtruar në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 227 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 534 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,206 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (10 Prill 2021)

Raste të reja ditore        360
Të shëruar në 24 orë     534
Të shtruar në spitale      227
Humbje jete në 24 orë    6
Testime ditore                3342

Testime totale            586,923
Raste pozitive             128,155
Raste të shëruara         97,206
Raste Aktive                 28,639
Humbje jete                  2,310

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   20157
Fier      2509
Durrës  1208
Gjirokastër  1197
Shkodër  1010
Korçë   730
Vlorë     691
Kukës    342
Dibër    346
Elbasan  248
Berat    100
Lezhë     101

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT