“Rrofshi sa malet!”/ Rama nxjerrr pamjet: Mbi 100 mijë gjyshe e gjyshër të vaksinuar kundër covid-19

Në Shqipëri, procesi i vaksinimit po ecën me ritme të larta, pas sigurimit së fundmi të 192 mijë vaksinave kineze dhe rreth 40 mijë vaksinave nga AstraZeneca.

Deri tani, në vendin tonë, përveç mjekëve dhe mësuesve, janë vaksinuar kundër COVID-19 mbi 100 mijë të moshuar.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga fushata e vaksinimit të disa rrethe të vendit, teksa uron të moshuarit të rrojnë sa malet.

“Nderi është i gjithi i yni?? *Mbi 100,000 gjyshe dhe gjyshër të vaksinuar. Rrofshi sa malet”, shkruan Rama. /Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT