“Sapo ka nisur”, Rama publikon pamjet e projektit për Portin e ri të Sarandës

Kryeministri Edi Rama publikon pamjet e projektit të Portit të ri të Sarandës, dhe thotë se aty ka nisur puna për transformimin e tij.

“Mirëmëngjes, me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë”, shkruan Rama dhe ndan foto e mëposhtme.

Edhe qytetarët që i komentojnë Ramës e përshëndesin punën për ndërtimin e Portit të ri të Sarandës. Por, ka dhe nga ata që thonë se “Saranda duhet bërë shesh” dhe të ndërtohet nga e para.

“O kryetar ajo saranda duhet te hidhet e tera ne toke ashtu sic eshte e jo te lejosh ndertime sepse eshte ber nje qender banimi pa pik lidhie… vetem beton qe te zen syt dhe ma rrug gjysem dhe pa nje qender e pa nje park qendrore…”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT