“Shpërndan teneqe për floktore”, Meta i përgjigjet Ramës: Provokim ordiner, ja si i kam dhënë dekoratat
Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga Vlora deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili tha pak ditë më parë se kreu i shtetit shpërndan teneqe dhe shumë shpejt mund të dekorojë edhe floktoret.
Meta deklaroi se është krenar për çdo vlerësim që ka dhënë dhe jep sepse çdo gjë akordohet në bazë të meritës. Ai ironizoi Ramën duke deklaruar se pas 25 Prillit do e dërgojnë në spital ku do mund të shijojë diellin e Vlorës.
“Jam krenar për ccdo vlerësim që kam dhënë dhe që jap, sepse gjithkca është në bazë të meritës. Për provokimet ordinere, ka një adresë ku mund ta dërgojmë më 26 prill ku do ketë mundësi të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës”, theksoi Meta.