Shpërthen Çupi: Arrestoni Metën! Po kërkon gjak! Vrasje e pastër politike
Analisti Frrok Çupi në emisionin “Breaking” në Top News, si dhe në “Top Talk” ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani.
Çupi tha se kjo është një vrasje e pastër politike, që vjen pas thirrjeve të forta të Metës për prerje duarsh , dhe për këtë ai duhet arrestuar.
Çupi: Vrasje e pastër politike. Tentativa e madhe, rreziku është të shkojnë në gjakderdhje
është thirrje për luftë, për gjakosje duhet patjetër që Meta të vihet në pranga në kushtet e flagrancës sapo ka bërë thirrje për sfurqe, hunjë e sopata, prerje duarsh që Rama të gjente vend dhe të futej .Thirrja u bë gjak, dhe tani urgjentisht Metës duhet të vihen prangat me qëllim që të qetësohet situata dhe shqiptarët të shkojnë në paqe në zgjedhje. Ne kemi pikën zero, por ato janë te Meta dhe mbështetësit që shkaktojnë luftë dhe gjakderdhje. Jemi në momentin kur thonë se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të fituar normalitetin jo thjesht një parti.
Që nga viti 1992 zgjedhjet janë bërë me luftë e vrasje. Nuk kemi asnjë zgjedhje nga Meta dhe Berisha që s’kanë kaluar pa gjak. Të ndahemi nga gjaku, nga ky lloj njeriu.
Më tej ai cilësoi se është një goditje shumë e rëndë mbi të drejtën që ka drejtësia për të thërritur sa më parë të korruptuarit në gjyq prej 30 vitesh.