Shpërthen Meta: Patronazhistët kanë “gjetur” dashnoret e gjyqtarëve dhe politikanëve

Me tone të ashpra, presidenti Ilir Meta i kërkoi urgjentisht SPAK të hetojë publikimin e të dhënave të qytetarëve duke akuzuar qeverinë si përgjegjëse.
Presidenti deklaroi se do të bëhet publike gjithçka, se si është kërcënuar edhe jeta intime e shqiptarëve.
“Larg duart nga zgjedhjet, larg duart nga jeta intime e qytetarëve shqiptarë. Është prekur ai kur i kanë dalë fotografitë që ka regjistruar vetë, unë i kam dalë në krahë.
Epo patronazhistët të vënë atje se kë ka të dashur ky gjyqtar e ky prokuror, e ke politikan e ky deputet e ti fusim dhe çimkat pastaj përmes kësaj e asaj e t’i mbajmë në presion, sikur nuk shkon
Do ketë fakte si merren peng bizneset në Shqipëri, njerëz të drejtësisë, njerëz të caktuar të opozitës, të gjitha”, tha Meta.