Shqipëria këndon e 11-ta në natën e dytë në Eurovizion, Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj garojnë për çmimin e madh në Holandë

Festivali i “Eurovision Song Contest 2021” do të zhvillohet këtë vit në Rotterdam të Holandës në datat 18,20 dhe 22 maj ku në garë janë gjithsej 39 shtete.

Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë në natën e dytë të “Eurovision”. Vendi ynë do të përfaqësohet nga këngëtarja Anxhel Peristeri me këngën “Karma”, e cila do të performojë në natën e dytë të në gjysmëfinale më 20 maj.

Po në këtë natë do të performojë edhe Zvicra ku do të përfaqësohet nga këngëtari me origjinë nga Kosova Gjon Muharremaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT