Shqipëria voton/ 3,6 milionë votues zgjedhin kush do na qeverisë. Në orët e para pjesëmarrje masive në zgjedhje, probleme teknike në 100 QV

Sot 3,6 milionë zgjedhës do të zgjedhin sot se cila forca politike do të na udhëheq për katër vitet e ardhshme. Për herë të parë në këto zgjedhje do të votohet edhe për partinë dhe kandidatët preferencial.

Gjithashtu risia e këtyre zgjedhjeve është se do të ketë pajisje të identifikimit elektronik të zgjedhësve.

Në këto zgjedhje do të ketë 12 partia politke në garë, ku Partia Demokratike ka një koalicion partish Aleanca për Ndryshim. Gjithashtu kemi dhe një tjetër koalicion ABEOK, Aleanca e Bashkimit Popullor.

Bëhet e ditur nga KQZ se janë rreth 100 KQV që kanë pasur problematike me teknologjinë. KQZ, nëpërmjet zëdhënëses Drilona Hoxhaj, bëri të ditur se në këto qendra votimit do të përdoret mënyra e vjetër, pra e identifikimit manual.

Në total në zgjedhjet e 25 prillit janë të regjistruar 3 588 869 qytetarë shqiptarë që kanë të drejtën e votës. Të ndarë sipas qarqeve, kryeson Tirana me 910 494 zgjedhës, për të vijuar me Fierin me 403 220 zgjedhës, Durrësin me 358 730 zgjedhës, Elbasanin me 346 948 zgjedhës, Vlorën me 318 428 zgjedhës, Korçën me 284 363 zgjedhës, Shkodrën me 272 078 zgjedhës, Beratin me 183 119 votues, Lezhën me 173 899 votues, Dibrën me 131 225 votues, Gjirokastrën me 123 270 votues dhe Kukësin me 83 027 votues.

Shqipëria voton/ 3,6 milionë votues zgjedhin kush do na qeverisë.

Ora 10:07- Meta udhëton në Elbasan më pas në Vlorë

Pas votimit në Tiranë presidenti shkuar në Elbasan për të ndjekur procesin e votimit. Ai është takuar me shefin e shtabit të PD-së, Gazment Bardhi në Elbasan. Më pas ai do të drejtohet në Vlorë.

Ora 09:27- Voton Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, i shoqëruar nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ka votuar në qendrën e Votimit në kompleksin Olimpik në Tiranë.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Veliaj tha se kjo e sotmja është si një ditë feste, ndërsa bëri thirrje për votim masiv.

Veliaj: Sot kemi një shans të votojmë masivisht, mundësi që të përfundojmë mirë historinë e zgjedhur. Le ta trajtojmë si një ditë feste, me vetëm një votë mund të ecim para, më e fortë se plumbat.

Ora 09:22- Ambasadori britanik monitoron Durrësin

Ambasadori anglez, Duncan Norman ka deklaruar se në terren janë dërguar nga ambasada angleze skuadra, të cilat po ndjekin nga afër procesin e votimit.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, ai u shpreh se deri më tani nuk kanë hasur probleme. Sakaq, Ducan i bën thirrje qytetarëve të shkojnë të votojnë.

“Është shumë kënaqësi të jem sërish në Durrës. Ne zgjodhëm Durrësin se e kemi thënë më

përpara se do të vinim dhe ja ku jemi sot, por gjithashtu sepse mendoj se është e rëndësishme që nderkombëtarët të shihen dhe të monitorojnë dhe ka shumë ndërkombëtarë që po vëzhgojnë zgjedhjet këtë herë. Ne si ambasadatë britani kemi 8 skuadra që po monitorojnë në Shqipëri dhe po mbështesim përmes projekteve tona mbi 600 vëzhgues afatshkurtër.

Ndërmjet këtij lloj vëzhgimi duam t’i japim mundësinë qytetarëve të shkojnë të votojnë dhe që mund të votojnë realisht për partinë që ndjejnë se duhet të votojnë”, tha ai

Ora 09:15: Ambasadorja amerikane monitoron Shkodrën: Nuk mbështesim ndonjë parti politike të caktuar apo ndonjë kandidat

Ndërkombëtarët i kanë kushtuar një vëmendje të madhe zonave të cilësuara si të nxehta. Ambasadorja amerikane pas monitorimit ka në një qendër në shkollën e mesme 28 nëntori ka deklaruar se ndërkomëbtarët nuk kanë preferencë për ndonjë parti politike.

Ora 09:00- Voton kryetari i PD-së, Lulzim Basha: Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj

“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë, është  një ditë historike, është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë, të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre, të gjithë ju keni në dorë fuqinë tuaj, për fëmijët tuaj, për familjet tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj, të mundur të ardhmen që dëshironi për familjen, për vendi tuaj dhe për veten tuaj. Sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë. Dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot, në praninë e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëj thirrje çdo djali dhe çdo vajze, çdo burri dhe çdo gruaje. Dilni masivisht dhe votoni! Kjo është dita juaj, është dita e demokracisë, është dita e Shqipërisë.  Faleminderit! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, tha Basha.

Shqipëria voton/ 3,6 milionë votues zgjedhin kush do na qeverisë.

Ora 08:51: KQZ jep shifrat e para të përqindjes

Në orën e parë të procesit të votimit në të gjithë vendin në 711 qendra votimit që kanë dërguar të dhënat në KQZ  kanë votuar 2.88% e shqiptarëve. Informacioni është dhënë në faqen e institucionit të KQZ-së.

Ora 08:50- Voton kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“Dita e zgjedhjeve është ditë e demokracisë, i ftoj të gjithë qytetarët që sot ta respektojnë atdheun duke votuar dhe duke bërë zgjedhjen më të mirë sipas parimeve dhe vlerave. Dita është e bukur e diel me diell, kështu do të jetë deri në mbrëmje. Uroj sa më shumë ditë të bukura dhe mbarësi për Shqipërinë dhe secilin njeri, ashtu sikur unë e ka pasaportën e Shqipërisë” tha ai.

Kurti ka qenë i shoqëruar nga kandidati i Vetëvendosjes në Shqipëri Boiken Abazi dhe mbështetës të Lëvizjes në Shqipëri.

Ora 08:00- Shqipëria voton, 5427 efektivë në terren, 4 detyrat e policëve për zgjedhjet

Të gjitha objektet zgjedhore janë të mbuluara me punonjës  Policie dhe marrja në ruajtje e tyre ka filluar në momentin e mbërritjes së materialeve zgjedhore. 5427 punonjës të policisë janë në terren për ruajtjen e objekteve zgjedhore në të gjithë vendin. 535 automjete të pauniformuara do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimeve të Policisë së Shtetit, për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Katër detyrat: 

Dorëzimi i Qendrave të Votimit ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 25.04.2021, sipas të gjitha kërkesave ligjore, duke i dorëzuar me proces-verbalet përkatëse të lëshuara nga komisionet e votimit.

Të gjitha objektet zgjedhore që do të shërbejnë si Qendra Votimi, të cilat ishin marrë në ruajtje nga shërbimet e Policisë janë dorëzuar në rregull dhe pa probleme mëngjesin e sotëm, nga ana e punonjësve të Policisë, dhe janë marrë në dorëzim nga komisonet përkatëse.

Marrja në ruajtje e Qendrave të Votimit ditën e djeshme dhe dorëzimi i tyre mëngjesin e sotëm është raportuar në kohë reale nga punonjësit e Policisë, te grupet e drejtimit në DVP dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nëpëmjet një aplikacioni të posaçëm.

Punonjësit e Policisë, pas dorëzimit të qendrave të votimit janë grumbulluar në ambientet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se nga ana e komisioneve të votimit kërkohet ndihma e Policis

Ora 07:15: Presidenti voton pas bashkëshortes, Kryemadhi

Edhe presidenti Ilir Meta ka qenë ndër të parët që ka votuar. Menjëherë pas votimit , presidenti bëri thirrje që qytetarët të dalin të votojnë: Erdhi kjo ditë e bekuar, zoti na ka ndihmuar sot që sovrani t’i ketë kushte sa më të mira që sovrani të shprehë vullnetin përmes votës së lirë. Barazi para ligjit na i garanton vetëm barazia e votës. Çdo qytetar të votojë i lirë për atë që beson, po ashtu dhe për kandidatin.

Ora 7:05: Monika Kryemadhi voton e para, sapo hapen qendrat e votimit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e para që ka votuar në zgjedhjet e 25 prillit. Një minutë pasi është hapur qendra e votimit, Kryemadhi ka qenë në qendrën e votimit në zonën e ish-Bllokut.

Ora 7:00- Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme i cili do të zgjasë deri në orën 19:00. Zgjedhësit do të zgjedhin 140 deputetët e parlamentit të ardhshëm mes rreth 1,800 kandidatëve nga 12 parti politike ose koalicione dhe kandidatë të pavarur.

KQZ ka njoftuar se janë shpërndarë materialet në të gjitha qendrat e votimit në administrim të 28 KZAZ-ve. Sipas të dhënave janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote ku 50.5 % e zgjedhësve janë meshkuj dhe 49.5 % janë femra. 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Mësohet se 5,199 është numri i qendrave të votimit në të gjithë vendin që do të presin votuesit, ndërkohë do të jenë në gatishmëri 5427 policë në zgjedhje, kurse repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme. Për herë të parë pas zgjedhjeve të vitit 2005, votuesit do të mund të votojnë përveç partisë dhe kandidatin që preferojnë.

Shqipëria voton/ 3,6 milionë votues zgjedhin kush do na qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT