“Si tentova të loboj në SHBA”, Rama ndan historinë nga opozita: Çfarë i kërkova njeriut të Clinton. Flet për raportin me Macron: Vëlla është fjalë e madhe…

Kryeministri Rama ka treguar në “MCN TV” një histori nga periudha kur ishte në opozitë.

Ai thotë se politika nuk është e bleshme në Shqipëri, se ndryshe do ta kishin blerë me kohë vendet me naftë e ar.

“Shumë kohë më parë kam takuar një personalitet që unë e admiroj. Në skuadrën e Clinton. Jim O’brian. Kur e takova kishim historinë e kutive. Unë i thashë kam dëgjuar që është e mundur që të bëjmë një lobing dhe ta lobojmë këtë punë. Më tha çfarë do të arrish me lobimin? Nëse do ca artikuj në media, merre. Nëse mendon që do arrish të ndryshoh 1 mm qëndrimin që ka DASH je gabim. Po të ishte politika e bleshme, nuk do të kishte nevojë që të vinte në Shqipëri, se do ta kishin blerë me kohë vendet me naftë e ar”, tha Rama.

Rama foli edhe për raportin me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Dëgjo, nuk bëj foto mbrapa shpinës time. Vëlla është fjalë e madhe. Unë e kam mik. Dhe jo që thonë… Macron është nga të paktët. Unë e di që edhe kur të mos jem kryeministër, ne do të jemi miq. Ai është presidenti. Mos të bëj foto? Është faj që di të bëj foto të bukur? Po nuk pati miell, nuk bëhet bukë. Prandaj nëse do të kemi bashkëpunim me opozitën krijohen kushte përmirësimi edhe për ta. Kam keqardhje për Metën se e shoh gjysmë të dehur”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT