Situata në spitalet covid, rritet numri i personave të intubuar dhe në terapi intensive

TIRANË – 6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar 336 raste të reja.
Numri i të shtruarve në spital ka rënë me tre persona, por ka një rritje të ndjeshme të numrit të të intubuarve . Dje kishim vetëm dy të intubuar, ndërsa aktualisht numri i tyre ka shkuar në 7. Edhe numri i pacientëve në terapi intensive është rritur me 3, krahasur me dje.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.“, njofton ministria.
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Statistika (2 Prill 2021)
Raste të reja ditore 336
Të shëruar në 24 orë 625
Të shtruar në spitale 276
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2865
Testime totale 564,565
Raste pozitive 125,842
Raste të shëruara 92,500
Raste Aktive 31,095
Humbje jete 2247
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21739
Fier 2549
Durrës 1269
Gjirokastër 1253
Shkodër 1186
Vlorë 949
Korçë 769
Elbasan 347
Lezhë 294
Kukës 360
Dibër 326
Berat 54
Gazeta SHQIP