Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të një milion shqiptarëve të Kosovës, gra të moshuar dhe fëmijë marshuan drejt Shqipërisë
Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga serbët të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata persona të cilët hapën dyert e shtëpive të tyre për të pritur shqiptarët e Kosovës.
Në këtë ditë shqiptarë të Kosovës marshuan nga pike kalimi i Morinës dhe iu afruan qytetit të Kukësit. Ata ishin fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.


