Superoperacion, zbulohen 18 baza të armëve luftarake në Tiranë/ VIDEO se çfarë gjeti RENEA brenda

Arsenal armësh luftarake të llojeve të ndryshme janë sekuestruar nga forcat RENEA në bashkëpunim me FNSH-në ditën e sotme në Tiranë.

Në kuadër të goditjes së 18 bazave me armë luftarake, policia bëri sekuestrimin e snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Të gjitha këto mjete u gjendën në banesat e pesë personave të arrestuar nga policia e shtetit, në kuadër të operacionit policor “Kompleks”.

Policia ka arrestuar Paris Prenga, Bledar Deda dhe Flor Abazi ndërkohë ka shpallur në kërkim Sokol Gjura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë. Ky grup kriminal tentoi të vriste me eksploziv në 2019 Artan Bylykun, kunat i Donart Konjarit

Policia e Shtetit nuk bën të ditur të dhëna të tjera të operacionit policor, pasi aksioni ende vijon.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT