Të dhënat e fundit/ PS kryeson në 8 qarqe, PD në katër qarqe. Ja si ndahen mandatet (SHIFRAT)

Partia Socialiste vijon të fituese e këtyre zgjedhjeve referuar rezultateve të publikuara deri në orën 22:11 nga KQZ.

Sipas të dhënave të KQZ, PS rezulton të ketë marrë 545261 vota, PD 438477 vota, LSI 76095 dhe PSD 24901

Qarqet tashmë ndahen në 8 për PS dhe 4 për PD. Kjo pasi gjatë orëve të mbrëmjes pati përmbysje të rezultatit në Dibër, ku deri më tani kryeson Partia Demokratike.

Por si ndahen mandatet.

Në Qarkun e Dibrës, PS ka 2 mandate dhe PD 3 mandate.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate deputeti.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Bera, PS 4 mandate, PD 2 mandate, LSI 1 manda

Në rang kombëtar, PS ka 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe PSD 3 mandate.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT