“Të du shumë Lul”/ Rama: Ke rënë në duar të këqija që kur u ndave nga unë, i thotë Monika “skapeee”

Kryeministri Edi Rama vijoi fushatën elektorale për Partinë Socialiste në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalës së tij, nuk i kurseu thumbat për liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Rama tha se do të largohet nga drejtimi i qeverisë kur të dalë një më i mirë se ai që të zgjidhë punët e vendit.
Por kreu i qeverisë shtoi se nuk ka ndërmend të largohet nga thirrjet “Rama ik” që vijnë prej atyre që s’e mundin dot.
“Nuk e dua mandatin e tretë për vete, kur ta gjeni një më të mirë, iki i lumtur unë. Po s’mund të iki unë se thonë këta “Rama ik”.
Kjo “Rama ik” është thelbi i hallit që ata kanë. Ik, ik, ik , ou? Po hajde pra më mund. Jo mër Lul, nuk është kaq kollaj kjo punë, jo të keqen vëllai se të du shumë.
Ke ra në duar të këqija që kur u nda nga unë. I mbushën mendjen që të ndahej nga unë dhe urdhëro tani, e ka lidh Monika me zinxhir dhe i thotë: “Ssskapeee, skapeee” dhe ai niset”. O Zot. Jo mër jo se është i mirë dreqi”