“Të gjithë demokrat jeni ju”, batutat e Ramës me pasagjerët e parë drejt aeroportit të Kukësit (VIDEO)

Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni me emigrantët shqiptarë nga Anglia. Ata u pritën nga kryeministri, Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Të gjithë së bashku tani do të udhëtojnë nga Rinasi për në destinacionin final, aeroporti i Kukësit.

Në momentin që kreu i qeverisë ka hyrë në avion, nuk kanë munguar as batutat me pasagjerët.

Pjesë nga batutat:

Rama: Hë mo, për Kukës. Si shpjegohet u bë aeroporti?

Pasagjeri: U bë puna

Rama: Jo do votosh PD-në ti tani, nuk ke ku shkon, nuk ka diskutim

Pasagjeri: Tani, gjënë e bukur e bëre, premtimin e mbajte

Rama: Fjalën nuk ta dhashë unë, po ti nuk ke besuar. Ti je në rregull

Pasagjeri: Na solle nga Londra, na solle

Rama: Ju solla pra ju solla

Pasagjeri: Jemi pak demokrat

Rama: Jo pa merak, demokrat jeni të gjithë ju

Ndërkohë kujtojmë se duke qenë se Britania e Madhe dhe Kukësi nuk kanë linjë direkte, fillimisht, avioni me emigrantët kuksianë u ul në Rinas, nga ku u nis drejt Kukësit.

“Të gjithë demokrat jeni ju”, batutat e Ramës me

“Të gjithë demokrat jeni ju”, batutat e Ramës me

“Të gjithë demokrat jeni ju”, batutat e Ramës me

“Të gjithë demokrat jeni ju”, batutat e Ramës me

Back to top button
LAJMET E FUNDIT