Topalli e gatshme të negociojë me Partinë Denokratike dhe Partinë Socialiste për krijimin e qeverisë së re. Ja kushtet

Faktor të rëndësishëm politik e sheh partinë e saj të re Jozefina Topalli.

Sipas Topallit Lëvizja për Ndryshim do të ketë rol ndikues në formimin e qeverisë së re.

Megjithatë, për këtë ajo ka një kusht, kryeministër nuk duhet të jetë Edi Rama, Ilir Meta dhe as Lulzim Basha.

Ajo shprehet se është e gatshme që të negociojë me PD-në pas zgjedhjeve, por jo me Bashën kryeministër.

“Unë besoj se nuk do më gaboj nuhatja politike. E di që vendimi që kemi marrë është një vendim i vështirë, por kur ke vullnetin dhe përkushtimin edhe ia del. Në Dibër janë disa kandidatura, po flas për numrin e parë të listës. Ajo është një politikane e lindur përballë Xhelal Mziut, dibranët janë të mençur. Besoj se do të marrim aq mandate sa të bëhemi faktor. Mendoj që asnjëra prej palëve nuk mund të qeverisë e vetme dhe ne mund të jemi një faktor e më tej i mbetet negociatave dhe më pas negociatat do të ishin me të djathtën, se ne jemi një lëvizje e djathtë dhe unë jam e djathtë. Nuk përfytyrojë që të bëhet negociata për emra. Ne negociojmë për të pasur një kryeministër të pakorruptuar për të krijuar një model të ri zgjedhjesh. Nuk ka pse të jetë o Lulzim Basha, o Edi Rama apo Kryemadhi apo Meta, por nuk është kjo politika. Me Ramën kryeministër jo. Nuk negocioj. As Rama, as Basha, as Ilir Meta. Ne mund të gjejmë Mario Draghi-n tonë shqiptar, të pakorruptueshëm.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT