Trupat e SHBA dhe NATO-s tërhiqen nga Afganistani pas 20 vitesh, Yuri Kim përgëzon Shqipërinë: Shkuam bashkë dhe do largohemi bashkë. Ju jemi mirënjohës për sakrificën

Sot Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se më datë 11 shtator 2021 do të tërhiqen nga Afganistani të gjitha trupat ushtarake të SHBA dhe NATO-s.
Shqipëria menjëherë i është bashkuar kësaj nisme, me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi që ishte i pranishëm sot në ministerialin e NATO-s.
Përmes një shënimi në Tëitter, Yuri Kim falenderon Shqipërinë për prezencën dhe sakrificën që ajo ka bërë gjatë këtyre viteve si anëtare e NATO-s.
“Në hymë në Afganistan bashkë, qendruam dhe luftuam bashkë, dhe tani po përgatitemi të largohemi bashkë. SHBA do i jetë Shqipërisë gjithmonë mirënjohëse për sakrificën e bërë në aleancën e NATO-s gjatë këtyre viteve”, shkruan Yuri Kim.