U raportuan vetëm dy të intubuar, por u regjistruan 6 viktima/ Si paraqitet situata në spitale, qytetet me më shumë infeksione

6 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, ndërsa u regjistruan 349 raste të reja.

Tirana vijon të jetë qyteti me numrin më të lartë të infeksioneve, e ndjekur nga Fieri, Durrësi, Gjirokastra, Shkodra.

Situata në spitale vijon të jetë e normalizuar, me vetëm dy të intubuar, aq sa ishin edhe dje. Por edhe pse dje ishin dy të intubuar, sot u raportuan 6 viktima.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.”, njofton ministria.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Statistika (1 Prill 2021)

Raste të reja ditore 349
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 279
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2899

Testime totale 561,820

Raste pozitive 125,506
Raste të shëruara 91,875
Raste Aktive 31,390
Humbje jete 2241

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21928
Fier 2554
Durrës 1283
Gjirokastër 1247
Shkodër 1198
Vlorë 965
Korçë 758
Elbasan 360
Lezhë 331
Kukës 359
Dibër 325
Berat 82

Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT