Ulet fasha e moshës, Manastirliu jep lajmin e mirë për 60 vjeçarët: Së shpejti nis vaksinimi, shkoni në qendrat e…

Ministrja e Shëndetësisë Ogertas Manastirliu ka bërë thirrje qytetarëve mbi 70 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar, të paraqiten me kartë ID pranë qendrave të vaksinimit.
Këtë thirje Manastirliu e bëri gjatë inspektimit në procesin e vakinimit në Vlorë, ku dha lajmin e mirë për personat mbi 60 vjeç, duke thënë se në ditët në vijim do të vijohet me vaksinimin për personat mbi 60 vjeç.
Sipas saj edhe portali E-Albania mundëson aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar deri më tani.
“Ndërkohë jemi duke përgatitur për të ulur fashën deri në plus 60 vjeç e do ndjekim planin e vaksinimit kombëtar e të vijojmë dhe me grupet e rriskut”, tha Manastirliu.
“Qytetarët të cilët nuk kanë marrë akoma një njoftim nga mjeku i familjes vetëm me kartë identiteti mund të paraqiten pranë qendrave të vaksinimit. Gjithashtu portal E-Albania mundëson dhe aplikimin për të gjithë personat që nuk janë vaksinuar.
Të gjithë qytetarët mbi 70 vjeç që nuk janë njoftuar nga mjeku i familjes në të gjithë qendrat e vaksinimit mjafto që të paraqitet me kartë identiteti për tu vaksinuar dhe do të regjistrohet nga mjeku që ndodhet në qendrën e vaksinimit.
Mjeku i familjes është e rëndësishme q ëtë vijojë me njoftimin e të gjithë qytetarëve të tij dhe të gjithë të jenë të informuar dhe asnjë të mos ngelë pa u njoftuar”, është shprehur Manastirliu.