VENDIMI/ Ndryshon ora policore, Manastirliu: Hapen fluturimet me Britaninë e Madhe

Përveç zgjerimit të fashës së orarit të lëvizjes deri në orën 22:00, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur edhe hapjen e fluturimeve me Britaninë e Madhe.

Ministrja Manastirliu tha se duke pasur parasysh situatën në Britaninë e Madhe që është më e lehtësuar, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që të hapen fluturimet.

“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së lejuar të qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme datë 12 Prill. Po keshtu aktivitetin e bareve dhe restoranteve. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës policore nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit.

Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, e cila është pasqyruar me rënien e ndjeshme të të shtruarve në spitale dhe fataliteteve, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës dhe muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë në zbatimin e masave antiCOVID./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT