VIDEO/ Prezantohet projekti për portin turistik të Durrësit, Rama: Do jetë më i madhi në Mesdhe

Kompania EMAAR prezantoi masterplanin për portin turistik të Durrësit.
I pranishëm në ceremoninë e prezantimit të masterplanit të Portit, kryeministri Edi Rama the se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet. Në fjalën e tij, Rama tha se ky do jetë porti më i madh i Mesdheut.
“Nuk e mendoja që mund të ndërtonim këtu në Durrës portin më të madh të Mesdheut. Ëndrrat që shikon me sy hapur mjafton të kesh vendosmërinë për t’i ndjekur dhe një ditë realizohen. Sot ky nuk është një projekt për të bërë reklamë, por kartolina e një projekti që punohet nga një skuadër e tërë. Ky projekt ka pesë faza”, deklaroi Rama.
Investimi i kompanisë EMAAR në port do të jetë 2 miliardë euro. Madhësia e portit turistik do të jetë 2 herë më e madhe sa ajo e portit në Malin e Zi.
Jahtet e ankoruara të gjatësisë nga 15 deri 200 metra.
Si do organizohen hapësirat e portit
1.264.552 m2 dedikuar për 12.000 njësi banimi për 46.000 rezidencë.
47.591 m2 për dyqane dhe shërbime ku përfshihen mbi 170 dyqane.
47.591 m2 për ndërtim hotelesh.
80.000 penë në hapësirën dedikuar parkut dhe hapësirave të hapura.