VIDEO/ Rama, Gjiknurit: A do të bësh tërmet Vlorën apo jo? Ç’bën Leskoja, a ka ardhur Meta me OFL-në apo…?

Kryeministri socialisti ka gjetur një metodë të re komukimi me shefat e shtabeve politikë të PS-së duke komunikuar për mënyrën se si po zhvillohet elektorale në 12 qarqe.
Rama ka shpërndarë videon e komunikimit me Damian Gjiknurin që është edhe shefi i shtabit politik të PS-së për qarkun e Vlorës, një zonë ku kandidon edhe vetë kryesocialisti.
Ndërsa nuk kanë munguar batutat me Ramën dhe Gjiknurit, duke i kujtuar shprehjen e famshme “Tërmet, tërmet për zgjedhjet në Dibër”.
“A do ta bësh tërmet Vlorën apo jo?, iu drejtua Rama, Gjiknurit. Nga ana e tij Gjiknuri ia ktheu: Vallai kam qejf të bëhet fitorja e duhur, e ta them edhe një herë fjalën tërmet, se aty e ka lezetin.
Ndërsa është interesuar për ecurinë e fushatës, Rama nuk ngurruar të pyesë se ç’bën Leskuaja, duke nënkuptuar rivalin demokrat Bujar Leskaj, shefi i shtabit politik të PD-së.
Gjithashtu Rama ka përmendur edhe Metën: A ka ardhur ky knej ky më në Vlorë ai?
Gjiknuri: I shpreh se presidenti vjen, vjen me i maskuar ka punën e tij.
Rama: Me OFL apo me kap ça të kapësh?
Gjiknuri: LSI sikur e ka humbur toruan këtu në Vlorë
Ndërsa Rama e mbyll me shprehjen: Forca Damin, ta bëjmë një tërmet atje.