VIDEO/ Rrugës për Pogradec, Rama bisedë telefonike me Peleshin: Më mbytën mua pse nuk mblidhemi edhe ne, si janë PD dhe LSI?

Kryeministri Edi Rama është rrugës për në Pogradec, ku edhe do të jetë i pranishëm sot për të zhvilluar fushatën elektorale.
Teksa rrugës për në Pogradec, Rama ka zhvilluar një bidesë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshin.
Rama e ka pyetur atë për gjendjen aktuale të qytetit para mbërritjes së tij, ndërsa më pas e ka pyetur për kundërshtarët PD dhe LSI.
Rama teksa ka zhvilluar bisedën tha se shumë i kanë thënë që të mblidhen për të treguar forcën, por nuk dëshioron pasi kjo mund “të merrte në qafë” qytetarët.
Biseda e plotë:
Niko Pelshi: Po kryetar,
Rama: Si je? Ça bëhet?
Niko Peleshi: Mirë si jeni ju? Unë po afrohem në Pogradec
Rama: Edhe unë rrugës për Pogradec jam. Si duket situata aty?
Niko Peleshi: Shumë mirë, domethënë në çdo bashki në çdo fshat ka mobilizim, ka angazhim për situatën, duket një situatë shumë e shëndetshme. Natyrisht ka problematika, por ne kemi zgjedhur të vrapojmë içik më shumë edhe t’i takojmë nga dy herë nga tre herë banorët në çdo lagje, edhe për mos i shtyrë në organizimime të mëdha. Jo se nuk e kemi mundësinë po… të rrespektojmë edhe…
Rama: Jojo, organizime të mëdha në asnjë mënyrë se i marrim në qafë. Se kjo është tmerr i madh. Këta po i marrin njerëzit në qaf, por ça t’i bëjmë tani. Janë komplet të papërgjegjshëm
Niko Peleshi: Ka gjithmonë shtytje për tu mbledhur…
Rama: E di mo e di, më mbytën e mua. Po pse nuk mblidhemi e ne, po pse nuk tregojmë dhe ne forcën. Ça force do tregojmë t’i marrim në qafë.
Peleshi: Preferojmë t’i mbledhim grupe më të vogla
Rama: Ashtu do e bëjmë edhe më mirë biles se komunikojmë drejtpërdrejt. Po këta PD, LSI si janë ça bëjnë.
Peleshi: Ata vazhojnë me stilin e vjetër, me deligrime, deklarata, shpifje personale, por nuk po merremi me ata. Nuk po e kthejemë kokën pas. Mundohen të premtojnë budallëqe. Përshembull Edmon Spaho kordinatori takohet me fermerët iu thotë sa të vim ne do mbyllim doganat që ju të shisni prodhimet. Ndërkohë këtë ne nuk e bëjmë dot ne, se dihet se kjo nuk bëhet.
Rama: Po çe pyet ai tjetri shkon andej, do tu heqim trahun, tjetri andej do tju hapim rezervuarët. Nejse, nesje. Hajde se shihemi atje.