Votimi për Presidente/ Vjosa Osmani nuk merr vota mjaftueshëm në raundin e parë: Sa vota mori dhe sa të pavlefshme

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani nuk ka marrë vota të mjaftueshme në raundin e parë.

81 deputetë kanë marrë pjesë në votim ndërkohë që 84 janë të pranishëm.

Sipas rregullave, meqenëse kishte kuorum i bie që të shkohet në raundin e dytë të votimit.

12 fletëvotime janë të pavlefshme, për Osmanin votuan 69 deputetë.

Ndërkohë kandidati tjetër Nasuf Bejtja ka marrë 0 vota. Kështu asnjë prej kandidatëve nuk fiton në raundin e parë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT