Yuri Kim monitoron nga afër procesin e numërimit: Le të presim të gjithë me durim rezultatet

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, ka që dje që ndjek nga afër procesin e votimit dhe më pas procesin e numërimit të votave.
Përmes një postimi në “Facebook”, Kim ka zbuluar se së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka qenë në qendrat ku po numërohen votat në Vasil Shanto dhe te Shkolla e Kuqe.
“Le të presim të gjithë me durim rezultatet”, shkruan ambasadorja amerikane në postimin e saj.
POSTIMI I PLOTE
“Procesi i numërimit ka filluar për zgjedhjet në Shqipëri. Me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, unë vizitova qendrat e numërimit në Vasil Shanto & Shkolla e Kuqe.
Punë të mbarë & FLM për të gjithë qendrat dhe stafin që punon gjatë gjithë natës.
Le të presim të gjithë me durim rezultatet. SHBA do të jenë me ju deri në fund! ”