Yuri Kim rikthehet në Elbasan: Ky është momenti juaj, partitë dhe autoritetet…

“Ky është momenti juaj dhe gjithashtu detyra juaj. Le të shpresojmë që të gjithë do të votojnë. Le të shpresojmë që autoritetet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për të numëruar votat me saktësi”.

Kështu deklaroi ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim pas rikthimit në qytetin e Elbasanit, pak orë para mbylljes zyrtare të procesit të votimit.

Kim theksoi se “dhe kandidatët e drejtuesit do tëe mund të bëjnë detyrën e tyre duke pritur me durim, duke pranuar verdiktin e popullit. Kam takuar qytetarët, ata më kanë thënë se kanë votuar dhe se ndjeshin të sigurt. Tani po shkoj për të parë se si po shkojnë gjërat”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT