Zani Çaushi kërkon lirinë me kusht, Gjykata shpall vendimin për ish-kreun e bandës së Çoles

Zani Çaushi i njohur si i forti i Vlorës dhe ish-kreu i bandës së Çoles është njohur sot me vendimin e Gjykatës së Korçës në lidhje me lirimin me kusht.

Gjykata e Korçës në vendimin e saj ka refuzuar kërkesën Zani Çaushit për lirim me kusht. Seanca gjyqësore me dyer të mbyllura zgjati 45 minuta.

Gjyqtari, Selaudin Pysqyli, pas shqyrtimit të çështjes vendosi rrëzimin e kërkesës së tij të përfituar lirimin me kusht ndërkohë që pritet zbardhja e vendimit të plotë.

Prokuror i çështjes ishte Ervin Beqiri ndërsa Çaushi u përfaqësua me të njëjtin avokat Arben Lena. Nga ana tjetër Zani Çaushi në ditët në vijim ka një tjetër seancë për ndryshimin e masës së sigurisën ë burg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT