ZGJEDHJET/ Ambasadorja suedeze: Demokracia në Shqipëri e brishtë, shqetësues fenomeni i shit-blerjes së votës
Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, ka zhvilluar një takim me banorë të Paçramit, pjesë të Bashkisë së Vaut të Dejës.
Ambasadorja suedeze ka folur ndër të tjera edhe për fenomenin e shit-blerjes së votave, duke u shprehur se është shqetësues.
“E vlerësoj demokracinë, jemi këtu në Paçram për të marrë këndvështrimin dhe perceptimin e njerëzve në lidhje me procesin zgjedhor.
Nuk flasim për shitblerjen e votës në takime por për pjesëmarrjen e komunitetin në procesin zgjedhor.
Është shqetësuese fenomeni i shitblerjes së votës, duhet të keni kujdes sepse stadi në të cilin demokracia ndodhet është shumë i brishtë.
Kemi të gjithë një rol por më të rëndësishëm e kane qytetarët. Shteti duhet tu sigurojë qytetarëve një proces zgjedhor të mirëfilltë.
Nuk dua të komentoj përfshirjen e kandidatëve me të shkuar kriminale në zgjedhje”, tha ajo.