Zgjedhjet dhe stërvitja e NATO-s, 800 trupa amerikane GATI të mbërrijnë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21” ka bërë të ditur se të hënën vijnë në Shqipëri mbi 800 trupa amerikane. Mijëra të tjerë do të pasojnë, shton diplomatja amerikane, për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.
Stërvitja “Defender21″do të zhvillohet nga 1 maj- 14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi. Në të do të marrin pjesë mbi 17 mijë trupa amerikane dhe 14 mijë të tjera nga 26 vende anëtare të NATO-s, që do të vënë në dispozicion të stërvitjes edhe mjete ushtarake.
Këto trupa amerikane vijnë pikerisht para zgjedhjeve dhe se shihet si nje sinjal per ruatjen e qetesise dhe te stabilitetit jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rajonin e Ballkanit.
Update on #Defender21 : By Monday, there will be more than 800 ?? troops in ??, building towards thousands more for the largest military exercise in the Western Balkans. #WeAreNATO ???? #KrahPerKrah pic.twitter.com/04u4Zeqffa
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 25, 2021