Zyrtare! Celibashi rrëzon PS-në, miratohet fleta e votimit me emra për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletën e votimit me emra për 12 qarqet e vendit. Sipas këtij versioni, kandidatët për zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit do të paraqiten me emrat e tyre dhe jo me numra.

Vendimi është marrë nga Komisionieri Ilirjan Celibashi, i cili rrëzoi kështu kërkesën e PS, që kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra.

‘Në vlerësim të asaj që është parashtruar vendos rrëzimin e kërkesës së PS për shqyrtimin e fletës së votimit.

Kundër këtij vendimi mund të behët ankim brenda tre ditëve në KAS.’- tha Celibashi.

Madhësia e fletës nuk ndryshon, nga qarku në qark, 30×60, por madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Emrat në Tiranë, janë me gërma më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Zyrtare! Celibashi rrëzon PS-në, miratohet fleta e votimit me emra

Back to top button
LAJMET E FUNDIT