77-vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e përkujtojnë me foton e Enver Hoxhës: E bëri Shqipërinë lule!

Përmetarët kanë përkujtuar ditën e sotme 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj më 1944. Të pranishëm në ceremoni, ku u vendosën dhe kurora me lule në nder të këtij kongresi dhe dëshmorëve, ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro dhe ish presidenti Alfred Moisiu.

Për nderimin e kësaj dite historike, janë shfaqur edhe disa të moshuara të cilën në duar kanë mbajtur fotografinë e ish diktatorit Enver Hoxha, të cilët shprehin nderime ndaj tij, pasi për ta ishte ai që bëri Shqipërinë nga hiçi dhe e ktheu në një ‘trëndafil’.

Të moshuarit, të cilët përkujtojnë me mall kohën e komunizmit, e cilësojnë atë si kohën më të mirë, ku mbizotëronte rregulli dhe qetësia.

 “Ky ka qenë drita e diellit për të gjithë Shqipërinë. Vendi ka qenë i mbytur dhe i zhytur, nuk dinte që të shkruante e as të lexonte. Ky burrë e filloi nga hiçi dhe bëri uzina e fabrika. Shqipëria ishte me malarie, me zgjebe e kolere. Ky qe ai burrë, që hoqi të gjitha dhe e bëri Shqipërinë lule. E bëri lule si gjithë Përmeti, që i thonë qyteti i luleve. Trëndafil bëri gjithë Shqipërinë. Lavdi. Rroftë Partia e Punës e Shqipërisë, rrofshin dëshmorët e vendit. Rroftë 24 maji”, u shpreh një nga të moshuarit.

77-vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT