A do lirohen masat? Rekord të vaksinuarish, sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Shqipëria vijon me ritme të larta procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë kryer 11 230 vaksinime.
Sipas të dhënave zyrtaret ë publikuara nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, që nga fillimi vaksinimit masiv, në vendin tonë janë kryer 736 365 vaksinime.
Situata epidemiologjike në Shqipëri vijon të përmirësohet.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 3,366 testime të kryera gjatë 24 oërve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja, ndërsa janë raportuar edhe 2 humbje jete. Aktualisht në gjithë vendin ka 875 raste aktive me koronavirus.
Situata në spitale vijon të përmirësohet. Numri i të shtruarve ka rënë në 43, nga 57 që raportoheshin një ditë më parë.
Ditët në vijim pritet që të ketë lehtësim të masave./Gazeta SHQIP