A ishte Donald Lu personi që inicioi procesin non-grata? Berisha: Nuk kam dijeni, jo dorëzim, por do kem dyfishim të mandatit

Ish-kryeministri Sali Berisha është shfaqur i vendosur për të nisur një luftë kundër një nga njerëzit më të fuqishëm të SHBA-së, sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai paralajmëroi një betejë ligjore në Francë duke e akuzuar për shpifje. Në konferencën e sotme ai u pyet nëse ishte ish-ambasadori amerikan Donald Lu që mund të ketë nisur procedurat për shpalljen si person “non-grata”. Kjo mund të lidhet dhe me faktin e pengesave për procesin e reformës në drejtësi.

“Nuk kam dijeni se kush e iniciuar këtë gjë janë procedura të qeverisë amerikane”, tha Berisha.

Ndërsa u shpreh se ka pasur mbështetje të më të madhe nga bashkëpunëtorët e tij. Por pyetjes nëse do ta dorëzonte mandatin e deputetit të PD-së, Berisha e rrëzoi, duke u shprehur se “unë thashë se do ta dyfishosh”.

Ai theksoi se beteja e tij kundër sekretarit amerikan të shtetit është parevokueshme, pra që nuk do të tërhiqet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT