Agron Shehaj e thotë troç: Basha nuk e mund dot Ramën! Në PD s’ka meritokraci

Agron Shehaj thotë se Lulzim Basha gaboi në fushatë duke u ndaluar kandidatëve për deputetë që të mos kërkonin votën personale. Ai thotë gjithashtu se në parti nuk ka meritokraci dhe se Basha nuk e mund dot Ramën.
“Të gjithë kandidatët duhej të shtyheshin që të merrnin më shumë vota. Të gjithë kandidatët, jo vetëm nuk u duhej thënë që kush do të dalë mirë do të ndëshkohej, por duhej thënë që kush del më mirë do të promovohet”.
“Një nga problemet kryesore të PD, tha Agron Shehaj, është mungesa e meritokracisë. Vetëm kështu e bëjmë partinë më të fortë dhe të mundim Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme”.
Shehaj thotë se me Bashën nuk ka asgjë personale, por është i bindur “që Lulzim Basha fatkeqësisht nuk e çon dot pd drejt fitores. Unë jam i bindur për këtë”.