Anxhela Peristeri sot ka nevojë për mbështetjen e shqiptarëve, ja mënyra se si mund të votoni

Gjithmonë bashkimi i shqiptarëve ka treguar se mund të bëjnë gjëra shumë të mëdha.

Mbrëmjen e sotme ajo që ka nevojë për mbështetjen e patriotëve të saj është Anxhela Peristeri e cila pritet të ngjitet në skenën e “Eurovision” me këngën “Karma”.

Sipas rregullave të vendosura shqiptarët të cilët jetojnë në Shqipëri nuk mund të japin votën e tyre për Anxhelën, mirëpo të gjithë shqiptarët në mbarë botën kanë të drejtën për të votuar.

Pas natës së parë të gjysëmfinales ku u zgjodhën 10 shtetet e para finaliste, mbrëmjen e sotme do të zhvillohet nata e dytë ku Anxhela do të interpretojë e 11-ta në radhë.

Shqiptarët janë të gjithë në ankth, sepse pritet të mësohet nëse “Karma” do të prekë apo jo finalen e madhe.

Që Anxhela të kalojë në finale më poshtë gjeni mënyrën se si çdo shtet mund të votojë me numrin përkatës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT