Arben Imami paralajmëron Bashën: Thirri arsyes, do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse…

Arben Imami pjesët i grupimit të ri për PD-në ka akuzuar kryedemokratin Basha se ka bashkëpunuar me PS-në për këto zgjedhje, e kjo ka qenë e bazuar të marrëveshja e 17 majit.

“Kemi informacion, Përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë, ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025″, tha Imami.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami deklaroi se “Jemi në momentin që po i thërrasim arsyes. Arsyeja thotë se ke humbur dy palë zgjedhje dhe ato lokale. E vetmja rrugë e ndershme e shëndetshme për partitë, në botën perëndimore është edhe largimi”.

“Mbani mend se sa u rrit respekti për Fatos Nanon, pasi humbi zgjedhjet, apo dhe Berisha. Mbi bazën e kësaj do të bëhet deri në fund lufta”, theksoi ai.

Ish-ministri i Mbrojtjes paralajmëroi Bashën që të mos bashkëpunojë me PS-në. “”o bëjmë gjithçka, më shumë se gjithçka, po i them Lulzim Bashës do të jetë vrima e miut 500 grosh nëse mendon që në koalicion me PS me zgjatje jo u vodhën votat, do i futet në fushatë. E vetmja rrugë është dorëheqja që i shërben partisë, përndryshe do të ketë ndeshje serioze, ndeshje politike, mbani mend sa u rrit respekti për fatos Nanos pas dhënies së dorëheqjes apo të Berishës”, tha Imami.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT