Avokati Gashi: Për ngjarjet e bujshme si Gërdeci, Sali Berisha ka përgjegjësi penale, ai ishte gjithçka në Shqipëri

Avokati i njohur Tom Gashi i ftuar në studion e “Breaking” në Top Neës ka deklaruar se në këto gjithë këto afera si ajo e Gërdecit është e qartë se Sali Berisha mund të ketë përgjegjësi penale dhe se SPAK duhet ta provojë një gjë të tillë.

“Sali Berisha, mund të ketë përgjegjësi penale, është e qartë. SPAK duhet ta provojë një gjë të tillë. Më e dhembshme për shqiptarët është çështja e Gërdecit dhe përfitimet të milionave që bota e civilizuar nuk ka pasur deri atëherë të demontimin të municioneve të mbetur nga koha e komunizmit, për këtë aktivitet kriminal u dëmtua dhe SHBA dhe që ka informata të verifikueshme dhe ishte dedikuar për Afganistan.

Kishte dhe ishte një proces gjyqësor, një proces i nisur i la një hije të keqe edhe SHBA dhe meqë këto kompani kishin lidhje me kompaninë e djalit të ish-kryeministrit. Veç dyshime veç aktivitetet kriminal kemi edhe për veprën e pastrimit të parave. Dhe nuk është rastësisht që dikush një biznesmen me lidhje me familjen Berisha përfiton dhe krijon qindra miliona euro për vete dhe familjen e Berisha, e pastaj aktiviteti më pas shuhet në zero, kur Berisha nuk është më në pushet”, tha Gashi.

Më tej ai shtoj se ka ardhur koha që 30 vite pas regjimit komunist drejtësia duhet të hetojë dhe të tregohet se askush nuk është i paprekshëm.

“Edhe qindra miliona të vjedhur të mos hetohen dhe të mbnullen me pretekstin e procedurave, Kjo nuk i bën mirë askujt. Është i nevojshëm një hetim të ketë një epilog gjyqsorë, të tjerat do të jenë në dëm të shqiptarëve. Ushtrimi i ndikimi mund të vërtetohet, është ushtrimi i ndikimi, është edhe keq përdorimi i ushtrisë shqiptare dhe këto gjëra fare lehtë mund të vërtetohen. Ata mund të vërtetojnë se nuk kanë fituar asgjë dhe mund të duket asgjë. Berisha ishte gjithçka në Shqipëri, një hetim fillestar mund t’ia ndalte rrugën e keqpërdorimit të politikanëve, duhet të zbardhen këto pretendime jashtëzakonisht të rënda, duhet të organizohen debate gjyqësore, jo debate politike”, theksoi Gashi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT