Balla kërkon ndihmën e Bashës për shkarkimin e Metës, a po i ofrohet presidenca opozitës?

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se nisma për të shkarkuar Ilir Metën nuk është për të kapur postin e presidentit, por për t’i hequr një turp Shqipërisë.

“Ne nuk po shkarkojmë Ilir Metën se duam të vendosim një përfaqësuesin tonë. Procedura për shkarkimin e Ilir Metës është një detyrim sa moral, aq edhe Kushtetutës. T’ia heqim menjëherë turpin në derë Shqipërisë për t’ia lënë turpin Ilir Metës.”, tha Balla.

Balla e cilësoi Metën presidentin më banal, ndërsa kujtoi se kreu i shtetit ka sulmuar Amerikën, aleatin strategjik të Shqipërisë.

Balla i bëri thirrje edhe deputetëve të opozitës që t’i bashkohen nismës për shkarkimin e kreut të shtetit.

Në fjalën e tij para deputetëve, Balla kishte edhe një thirrje për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën, që me deputetet opozitarë në Parlament, të cilët garuan në 25 prill ti bashkohet iniciativës për shkarkimin e Presidentit.

“Gjykata Kushtetuese do të jetë ajo që do të marrë vendimin përfundimtar. Thirrja ime është një thirrje në emër të nevojës që Shqipëria ka për t’u shkarkuar nga një turp. Thirrja ime shkon edhe për PD dhe personalisht për Lulzim Bashën. PD ka në këtë sallë deputetë që garuan në 25 prill. Do të ishte dinjitoze që opozita e PD ti bashkohet iniciativës”

A ishte ftesa ndaj Bashës, sinjal për t’i ofruar presidentin opozitës? Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë vijë të kuqe në bashkëpunimin me PD-në.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT