Balliu: Berisha është pasuri kombëtare, lider shpirtëror e historik i PD

Ish-deputeti Klevis Balliu e ka cilësuar ish-kryeministrin Sali Berisha një pasuri kombëtare dhe se është lider shpirtëror e historik i PD-së.
Këtë qëndrim ai e mbajti në studion e “Breaking” në Top News, duke shtuar se ai është njeriu që kishte rekorde në DASH në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
“Ky akt politik nuk ndryshon, dy çështje. E para SHBA janë në mënyrën më absolute shpresa e çdo qytetari shqiptar për një Shqipëri të fortë dhe të sigurt, aleati jonë kryesor dhe strategjike. Berisha është pasuri kombëtare, është në mënyrën më të padiskutueshme luftëtari më i fortë dhe i ashpër kundër regjimit monist., degët e të cilit nuk u rrëzuan deri në fund por vazhduan deri më sot”, tha Balliu.
Më tej ai theksoi se “George W Bush nuk e ndalonte askush ta bënte deklaratën në Kosovë, por e bëri në Shqipëri, sepse qeveria Berishës ka pasur një rol thelbësor në lobimin e kësaj çështje. Berisha është njeriu i par që denoncoi avionët e drogës dhe është e qeshur në Parlament derisa ra rrota e avionit në Divjakën e Erjon Braçes. Në interesa kombëtare kur vota e SHBA është dashur e ka marrë kur është dashur vota e Izraelit, e kundërta është kur ia kërkoi Ramës, por ai e mbajti anën e Erdoganit. Berisha është deputeti më aktiv në Ballkan, emrat e banditëve dhe kriminelëve askush nuk i ka denoncuar në 2013, ato i ka përmendur Sali Berisha”, tha Balliu.
LISTA/ Kush janë shqiptarët e shpallur “non grata” nga SHBA, si Rama e paralajmëroi për Berishën që në 2019
SHBA pasuroi së fundmi listën e personave të shpallur non grata
gazeta-shqip.com
Freskoni dhe Hidratoni Lëkurën në mënyrë organike
SKIN HAIR HEALTH
|
Sponsored
Flet ekspertja në fushën e dermatologjisë. Ja si ti trajtoni rrudhat në fytyrë
iuveniscare.com
|
Sponsored
Sali Berisha “non grata” në SHBA, ja çfarë poston kryeministri Edi Rama
“Mos je agjent i Serbisë?”, Ramush Haradinaj habit me pyetjen ndaj kryeministrit Kurti (video)
Dënimi i Llallës me 2 vite burg, Artan Hoxha: Berisha dhe Meta të përdorën si kamikaz për të penguar…
“Berisha po korr atë që mbolli”, Haxhiu: Linçimin publik
gazeta-shqip.com
Shpallja e Berishës non-grata nga SHBA lajm “bombë” për zyrtaren e PD-së, si u kap në befasi teksa ishte në studio
gazeta-shqip.com
Ish-deputeti i PD: Sali Berisha nuk ishte dje te Mali me gropa, por “bomba” nga SHBA e zuri atje ku ishte