“Basha e dinte se Berisha do të shpallej ‘non grata'”/ Nishani: Ja lëvizja që bëri pasi mësoi vendimin e SHBA

“Lulzim Basha e dinte se Sali Berisha do të shpallej ‘non grata’ nga SHBA”. Deklarata e fortë është bërë nga kreu i Këshillit Kombëtar të Pd-së, Bujar Nishani.

Gjatë një interviste në news24, Nishani tha se pasi mësoi vendimin e SHBA, Basha e ka afruar datën e zgjedhjeve brenda PD-së.

“Lulzim Basha e dinte se Berisha do të shpallej “non grata”. Kjo çështje ka krijuar një lloj shoku politik brenda PD-së, sepse Berisha është themeluesi dhe lideri historik. Jam i bindur që Basha ka afruar datën e zgjedhjeve sepse ka patur dijeni për shpalljen “non grata” të Berishës”, tha Nishani.

Kujtojmë se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur “non grata” nga SHBA pasi ish-kryeministri akuzohet për korrupsion madhor./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT