Basha nuk reflekton, Kadilli nuk tërhiqet: Sido që të jetë gara, do i qendroj deri në fund projektit tim

Fatbardh Kadilli e cilëson pozitiv faktin që PD do të shkojë në zgjedhje më 13 qershor, edhe pse beteja për kryetarin e ri do të jetë e pabarabartë.
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD, Kadilli konfirmoi vendimin e tij për të kandiduar për kreun e PD, ndërsa u shpreh i zhgënjyer për mos reflektimin e Bashës për të mos u dorëhequr.
“Lajmi i mirë është se pavarësisht vendimit, zërat kritikë arritën të artikulohen qartë për dorëheqjen e kryetarit. Sido që të jetë gara, sado e pabarabartë, jam i gatshëm t’i qendroj deri në fund projektit për një PD të pastër, për një PD të shekullit të XXI. Qytetarët nuk mund t’i akuzojmë, por t’i japim shpresë. Do ia dalim, jam i bindur, edhe pse demokracia është e vështirë. Do i qëndroj projektit fitues të PD.”, tha Kadilli./Gazeta SHQIP