Basha vajton Shqipërinë nga Shkodra: Beteja vazhdon deri në fitore

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka vijuar turin e tij, pas humbjes së zgjedhjeve në Shkodër, të cilën e quajti “skenë krimi”, duke iu referuar 25 prillit. Sipas Bashës, paratë e korrupsionit u derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit

“Sot nga Shkodra e krenarise kombetare më vjen keq të pohoj se jemi në një nga skenat e krimit të 25 prillit. Këtu hileja e regjimit Rama-Doshi fshehu koncesionin e Partisë Socialiste si kamuflazh nën siglën e PSD-së.

Por sikurse e dinë shkodranët dhe e gjithë Shqipëria, nuk ka PSD. Ka një ndërmarrje të përbashkët të Edi Ramës dhe të Tom Doshit. Nuk ka PSD, sepse ka tre kandidate të dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, që të tre drejtorë të Partisë Socialiste. Si asnjë herë tjetër, shteti u përvesh me të gjitha mjetet në aleancë me krimin kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.”, tha Basha.

Lideri i PD, vajtoi Shqipërinë, ndërsa kujtoi vargjet e Pashko Vasës.

“Po sot Shqypni po më thuaj si je”- do të thoshte Pashko Vasa. Si është pra, Shqipëria pas 25 prillit? A është më  e mirë Shqipëria pas 25 prillit? A ka Shqipëria një parlament pa krim pas 25 prillit? A është më e bashkuar Shqipëria pas 25 prillit? A ka një të ardhme të qartë europiane Shqipëria dhe shqiptarët pas 25 prillit?”, tha lideri i PD.

Basha tha se beteja deri në fitore do të vazhdojë.

“Ndaj, sot kam ardhur t’ju thënë për të vazhduar dhe për ta çuar së bashku deri në fitore betejën që kemi nisur. “, deklaroi Basha./Gazeta SHQIP

Basha vajton Shqipërinë nga

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT