Befason Kadilli: E dija që në shkurt që Berisha do të shpallej “non grata”, e dinte edhe ai me Bashën

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka bërë një deklaratë befasuese mbrëmjen e sotme, pasi u shpreh se kishte dijeni që në muajin shkurt se Sali Berisha do të shpallej “non grata”.

Ai thaë n Syri Tv se në dijeni të vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit ishin edhe vetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

“Kisha informacione për këtë që ndodhi. E dinte edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha. E priste, nuk e kishte prerë biletën. Kam pyetur dikë dhe më kanë thënë që edhe Sali Berisha e di. Në bindjen time ka një frakturë, më shumë se frikson në komunikimin me partnerët strategjikë. Unë nuk fajësoj Sali Berishën që ka 8 vite që është në opozitë, por atë që është kryetar i opozitës”, tha Kadilli.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT