Bëni Kujdes! Shifrat e infektimeve me COVID po ulen, por po rriten rastet me…

Prej javësh shifrat e infektimeve me COVID-19 janë ulur ndjeshëm në Shqipëri, por sipas mjekëve, kjo ka sjellë rritjen e rasteve me virozat e stinës.

Vitin e kaluar nuk ka patur qarkullim të virozave të stinës, ndërsa këtë vit është rritur edhe numri i vizitave ditore.

“Këtë pranverë ndryshe nga viti i shkuar është vënë re një shtim i virozave të stinës afërsisht në këtë periudhë. Zakonisht paraqiten me shenjat e virozave normale”, thonë mjekët për Abc.

Simptomat e këtyre virozave ngjasojnë me ato të COVID-19, por mjekja Eriona Hereni tregon se ku qëndron ndryshimi mes tyre.

“Paraqitet pacienti tek ne dhe duket që mund të jetë ndonjë virozë. Me vizitën që i bëjnë e diferencojmë nëse është virozë apo Covid”, thotë ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT