Bëri postim racist ndaj shqiptarëve, pezullohet polici i Kosovës me origjinë boshnjake

Policia e Kosovës ka pezulluar një efektiv me origjinë boshnjake pas një komenti racist që kishte bërë ndaj shqiptarëve.

Pjesëtari i policisë së Kosovës nga komuniteti boshnjak, Safet Sajo Civovi, kishte vizituar një mikun e tij, ndërsa fotografinë e kishte shpërndarë në rrjetet sociale me komentin: “Isha i nderuar të vizitojë këtë mik të madh- Shefin në Dobrushë i cili u bëri ballë terroreve shqiptare. E mëshiroftë Zoti”.

Menjëherë pasi postimi i tij racist u publikua në rrjetet sociale, Policia e Kosovës vendosi ta pezullojë.

Njoftimi:

Policia e Kosovës suspendon zyrtarin policor pas shkrimeve të publikuara

Prishtinë, më 29 maj 2021

Policia e Kosovës, pas pranimit të informacioneve lidhur me shkrimet e publikuara në rrjete sociale nga zyrtari policor (S. C.) me detyrë në pikën kufitare “Kullë”, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e suspenduar.

Suspendimi i tij është mbështetur në Udhëzimit Administrativ Nr.04/19, për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës.

Pas masës së suspendimit Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor dhe Prokurorinë kompetente, të cilët janë duke e intervistuar zyrtarin policor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT