Berisha “non grata” në SHBA/ “Do të hapen hetime penale”, avokati i njohur: Basha, një marionetë në duart e tij

Avokati i njohur, Tom Gashi, u shpreh sot se mesazhi i DASH me shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit, Sali Berisha, është se “do të hapen hetime penale.
Gashi ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Breaking” në Top News, ku u shpreh se tashmë “SPAK i ka duart e lira, në kuptimin politik.
“Do të hapen hetime penale, në afera korruptive dhe atë që është më e dhimbshme, çështja e Gërdecit, ku vdiqën shumë njerëz. SPAK ka duar të lira, në kuptimin edhe politik”, tha avokati.
Sipas tij, jo më kot DASH shpalli “non grata” të gjithë anëtarët e familjes së Berishës.
“Është gjëja më e vogël që ata nuk mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por më e madhja është se do të ketë hetime penale për të katërt, është e qartë si loti që do të ketë hetime penale”, tha Gashi.
Ky i fundit shtoi se Berisha ka penduar drejtësinë, por tani fuqia e tij politike është në rënie.
“Para tetë vitesh ai dha dorëheqje formale në Partinë Demokratike. Basha është një marionetë në duart e tij që solli rezultatet që janë në zgjedhjet e 25 prillit. Duhet të bëhet një shkurorëzim midis tyre, e kjo është në të mirë të shqiptarëve”, tha avokati.
Ju i keni ndjekur zhvillimet në Kosovë. Si e keni parë rolin e fëmijëve, Argita dhe Shkëlzeni në momentin që Berisha ishte kryeministër?
Ne e dimë që për vite të tëra, Argita ka punuar për 5 vite këtu. Kanë qenë staf i mesëm, zyrtarë ligjor në UNMIK dhe nuk ka ndonjë njohuri në afera. Por edhe po të kishte, UNMIK nuk ka bërë publike nëse ka pasur ndonjë aferë të tillë.
Gjërat ndryshuan kur Berisha erdhi në pushtet herën e dytë. Kur mori me vete të gjithë.